“Ne jemi të vetëdijshëm se parashikimi aktual për rritjen ekonomike me 2 për qind është nën pritjet e tregut, por ky projeksion është gati përpara rënies kohët e fundit të çmimeve të naftës dhe rënies së euros kundrejt dollarit, i cili do të mund të inkurajonte eksportet spanjolle”, tha ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos, transmeton „France Presse”.
“Nëse çmimi i naftës dhe euros mbetet në nivelin aktual, do të kemi rritje shtesë prej 0.5 për qind”, tha ministri.
Vitin e kaluar, në mes të dhjetorit, euro kishte vlerë kundrejt dollarit 1.25, ndërsa sot është 1.12 dollarë, derisa çmimi i naftës që nga qershori i vitit të kaluar ka shënuar rënie me 60 për qind.