Më pak kartëmonedha të mëdha janë në qarkullim në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, rreth 13 milionë kartëmonedha 1000 franga i janë kthyer Bankës Kombëtare të Zvicrës muajt e fundit, raportoi të hënën Tages Anzeiger.
Kartmonedhat më të përdorura prej 100 dhe 200 frangash janë bërë më pak të njohura me kalimin e kohës.
Një nga arsyet e këtij fenomeni është se një numër në rritje i banorëve të Zvicrës preferojnë metodat e pagesës pa para, si kartat e kreditit dhe debitit, si dhe Twint.