Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova do të jetë nikoqire e edicionit të sivjemë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Me mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”, edicioni i dytë do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”, ka shkruar presidentja.
Forumi do të mbahet në Prishtinë, më 15 dhe 16 prill.