Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka përkrahur projektin për investim në sektorin e ujit në Shqipëri.
“Lajm i mirë për sektorin e ujit në Shqipëri! Bashkë me Zv Kryeministren Belinda Balluku, nisëm një nga investimet më të mëdha për këtë sektor. Ky program i ri prej 125 milion Euro financohet bashkërisht nga Gjermania, BE dhe Zvicra dhe 470,000 qytetarë do të përfitojnë shërbime më të besueshme të ujit dhe ato sanitare në 6 bashki”, thuhet në njoftim.
Me një kontribut 16 milion Euro Zvicra thekson se forcimi i ndërmarrjeve të ujit si institucione ka po aq rëndësi sa investimet në infrastrukturë.