Fundi i lidhjes së frangut me euron pritet të prodhojë pasoja afatgjata për ekonominë zvicerane. Qysh tash po shqyrtohet mundësia e uljes së pagave dhe zgjatjes së orareve të punës në degë të ndryshme të ekonomisë.
Shefi i Adecco-s (koncern ndërkombëtar për ndërmjetësim të punës) Patrick de Maeseneire në një intervistë që u ka dhë gazetave “Schweiz am Sonntag” dhe “Le Matine Dimanche” ka qenë i qartë në kërkesën e tij: ose duhen zvogëluar pagat ose duhet zgjatur koha e punës.
Kostoja e personelit për shumë ndërmarrje paraqt koston më të madhe që duhen përballuar. Prandaj, dy zgjidhjet e përmendura nuk kanë alternativë. Vetë Adecco, si ndërmjetësuese e punës, nga vendimi i Bankës Nacionale për shkëputjen e frangut nga euroja, ende nuk ka parë që ndërmarrjet zvicerane të kenë marrë ndonjë masë konkrete në këtë drejtim.
Por Maesseniere ka theksuar se frangu i fortë gjithsesi do të ketë ndikimin e vet në fushën e punësimit. “Në një rast të kundërt, nëse ky ndikim nuk do të ndiounë do t`i hidhja të gjithë librat e ekonomisë”, ka thënë ai.