Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se deri sot Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për përfshirjen e saj direkte në sulmin terrorist në Banjskë.
Ai tha me hapjen e mbledhjes së sotme të qeverise se madje po kryeterroristi serb, Milan Radojçiq, mbetet ende i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia.
”Milan Radojçiq është i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia”.
”Deri sot Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, paçka se përfshirja e saj direkt është bërë publikisht dhe botërisht”.