Shoqëria zvicerane për shpëtim (SLRS) ka regjistruar në Zvicër më 2014 një total prej 27 njerëzve që janë mbytur në ujë. Kjo shifër është pak më pak se gjysma e rasteve vitit të kaluar që ishin regjistruar 52 viktima. Gjithashtu, në krahasim me mesataren e dekadës së kaluar me 46 vdekje, viti 2014 ka shënuar një rënie të konsiderueshme.
96 për qind e viktimave janë regjistruar në ujëra të hapur. Në mesin e 27 viktimave 22 janë burra, dy gra dhe tre fëmijë. 13 njerëz vdiqën në lumenj, 13 liqene dhe një në një pishinë. Më shumë raste janë regjistruar në kantonet e Bernës.
SLRG vazhdimisht është duke punuar për të parandaluar e rasteve te mbytjeve në ujë duke trajnuar roje plazhi dhe aktivitete tjera parandaluese