Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot buxhetin e ndarë për organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.
KQZ-ja pati njoftuar se janë ndarë 233 mijë e 204 euro.
“Vendimi për caktimin e afateve dhe aktiviteteve për këtë proces është praktikë që kur ka votime, KQZ-ja duhet t’i hartojë afatet e reja”, ka thënë përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, ka abstenuar në vendimmarrje, me arsyetimin se nuk i ka parë dokumentacionet.
“Është e vërtetë që në situata të jashtëzakonshme që të shkurtojmë afatet e nevojshme. Ka qenë e pamundshme me i pa këto dokumentacione tu fillu prej planit operacional, prandaj e kam të pamundur për dokumentet që nuk i kam parë të votoj pro”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.