Më 16 mars mbahet takimi i afaristëve shqiptarë të Zvicrës me kryetarët e katër komunave të Kosovës. Pjesëmarrës do të jetë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Po ashtu pjesëmarrës do të jetë edhe Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema.
Në këtë takim marrin pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano, Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të jetë nikoqir i këtij eventi që ka për synim të shërbejë diasporës, por edhe Kosovës njëkohësisht.
Më shumë informata në linkun në vijim: EVENTI: DIASPORA BUSINESS CONECTION