Skip to content

Dy të vdekur në aksidentin mes trenit dhe furgonit në Klinë

Dy persona kanë vdekur të shtunën mbrëma, pas lëndimeve që morën derisa ndodheshin ne një furgon që u godit nga treni në Krushevë të Madhe të Klinës, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Të lënduarit u dërguan në emergjencën e Spitalit të Pejës, por ekipet mjekësore nuk arritën t’i mbajnë në jetë, përcjell albinfo.ch. Furgoni u […]

Dy persona kanë vdekur të shtunën mbrëma, pas lëndimeve që morën derisa ndodheshin ne një furgon që u godit nga treni në Krushevë të Madhe të Klinës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Të lënduarit u dërguan në emergjencën e Spitalit të Pejës, por ekipet mjekësore nuk arritën t’i mbajnë në jetë, përcjell albinfo.ch.

Furgoni u godit kur doli në hekurudhë, derisa treni po kthehej nga Peja për në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 18:00.