Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka siguruar sot kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Arritja e saj erdhi pasi mundi italianen Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, të turneut botëror kualifikues, transmeton albinfo.ch.
Kualifikimin për në Lojërat Olimpike Paris 2024, Sadiku e ka siguruar me katër fitore radhazi.
Në momentin e komunikimit për fitoren, Sadiku ka bërë shqiponjën me duar, duke thënë: “Jam krenare që jam shqiptare”.