Më 21 prill do të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Këtë vendim e ka marrë të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është mirëpritur nga shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
“Verifikimi i Komisionit Zgjedhor të Kosovës për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të 4 komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, shkroi Davenport.
Për të pasur sukses ky proces duhen 50%+1 votues.