Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha janë eliminuar nga turneu i xhudos, Grand Prix Upper Austria.
Xhudistet kosovare u ndalën në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa u mposht në të dytin nga xhudistja serbe, Marica Perisiq.
Ndërsa Flaka Loxha mposhti Mariana Esteves në raundin e parë, por u ndal nga belgia Mina Libeer.
Nesër e pasnesër do të garojnë edhe Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.