Gjeneva ndërtoi gati 4,000 shtëpi të reja vitin e kaluar – por ende nuk mjafton.
Numri është pothuajse dyfishi i mesatares gjatë dhjetë viteve të fundit.
Në të gjithë kantonin ka një çerek milion njësi banimi. Por kjo nuk mjafton për të përballuar rritjen e popullsisë.
Familjet me të ardhura mesatare janë duke luftuar më shumë për të gjetur një vend të përshtatshëm për të jetuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kreu në pension i Bankës Kantonale të Gjenevës, Blaise Goetschin, thotë se kërkesa thjesht po tejkalon ofertën.