Një këmbësore ka humbur jetën mbrëmë nga një tramvaj në Cyrih.
Policia zvicerane thotë se një grua 56-vjeçare doli përpara një tramvaji numër 14 që shkonte drejt Seebach pak pas orës 20:00.
Ajo u trajtua nga shërbimet e urgjencës në vendngjarje – por më vonë vdiq në spital.
Policia bën thirrje për dëshmitarë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.