Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun botëror kualifikues të boksit në Arsizio të Italisë.
Ajo fitoi duelin ndaj Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, të cilën e mundi bindshëm 5:0 me vendim te gjyqtarëve.
Trajnerja e saj, Marjola Sallauka është shprehur e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta në rrugën për të fituar normën Olimpike Paris 2024.