Goal.com ka publikuar formacionin e javës në elitën e futbollit italian, derisa aty gjenden edhe dy lojtarë shqiptarë.
Amir Rrahmani dhe Kristjan Asllani janë pjesë e 11-shes me plot yje që performuan në nivelin e lartë në këtë xhiro, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte goli i parë me fanellën e Inter-it për Asllanin, derisa ishte paraqitja e tretë radhazi si titullar.
Kapiteni i Kosovës kishte punë me lojtarët e Juventus-it, ndonëse u zëvendësua në pjesën e dytë shkaku i lëndimit, ai pati paraqitje brilante, duke arritur të mposhtin Zonjën e Vjetër me rezultat 2:1.