Boksierja Donjeta Sadiku ka shënuar fitoren e parë në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike.
“Fitore e Donjeta Sadikut në turneun botëror kualifikues. Sot, më 5 mars, në ring u paraqit medalistja Botërore, Evropiane, Ballkanike Donjeta Sadiku përballë Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, të cilën e mundi bindshëm 5:0 me vendim të gjyqtarëve. Donjeta të tri raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohës duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize. Trajnerja Sallauka është e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta dhe vazhdojmë rrugën për të fituar normën Olimpike Paris 2024”, ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës.
Sadiku me këtë fitore i ka hapur rrugë vetes për kualifikim në Lojërat Olimpike të Parisit.