Për herë të parë në dhjetor Këshilli Federal ka dhënë 17 milionë franga në një projekt kërkimor në fushën e migracionit. Një projekt kombëtar që e vendos temën e migrimit si prioritet për kërkime në shkencat sociale.
Ky projekt hulumtues i quajtur «On the Move» (Në veprim) është një sinjal i fortë i autoriteteve qeveritare për rëndësinë e çështjeve të migracionit për Zvicër. Pra, cilat janë qëllimet dhe elementet kryesore të këtij hulumtimi të madh që sapo ka filluar? Cila është rëndësia e saj për politikëbërësit dhe shoqërinë në përgjithësi ? Këto janë pyetjet që ne në këtë emision do të përpiqemi t’iu përgjigjemi.
Të ftuarit e tryezës:
Gianni d’ Amato, drejtor i PNR-it (Programi kombëtar i hulumtimeve shkencore “On the Move”) dhe profesor në Universitetin e Neuchâtel-it.
Steve Maucci, shef i Entit të popullsisë së kantonit të Vaud-it.
Jean-François Steiert, këshilltar nacional i Friburgut (PS) dhe anëtar i Komisionit për arsim, shkencë dhe hulumtim.
http://www.latele.ch/play?i=41745