Sulmuesi nga Kosova, Albion Rrahmani, po cilësohet si sulmuesi më i mirë në Rumani.
“Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rumanisë”, ka thënë njëri prej pronarëve të Rapid Bukureshit, Victor Angelescu, për “Fanatik”.
Ai ka marrë vlerësime edhe nga ish-sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu.
Mutu është trajner i Cluit në Rumani.
“Rrahmani është lojtar shumë i lëvizshëm. Rrahmani ka vlerë dhe ka elegancë në shënimin e golave”, ka thënë Mutu për “Fanatik”‘.
Rrahmani, 23-vjeçar, ka shenuar 11 gola në 13 ndeshje në Superligën e Rumanisë./Koha.net