Në Kuçovë të Shqipërisë sot do të hapet baza ajrore e NATO-s.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje të dronëve “Bayraktarë” mëngjesin e së hënës.
“MIRËMËNGJES dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktarë, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë. Ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.
https://www.facebook.com/share/v/6nADAmE78NiRKW2U/?mibextid=9bzTRr&startTimeMs=24000