Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se kombëtarja e Kosovës në hendboll U18 do të kthehet në Kosovë sot.
FHK ka bërë të ditur se do të mbahet një konferencë për media me rastin e kthimit të Kombëtares U18 të vajzave.
Konferenca do të fillojë nga ora 10:00.
“Konferenca mbahet me rastin e kthimit të Kombëtares U18 nga kampionati IHF Trophy Intercontinental në Uzbekistan, ku vajzat tona siguruan kualifikim historik në Kampionat Botëror”.
“Në konferencë do të flasë presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, dhe anëtarët e Kombëtares U18”, thuhet në njoftim.