Vajzat e Kombëtares së Kosovës në hendboll U-18, kanë shkruar historinë dhe u kualifikuan për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.
Këtë të dielë vajzat mposhtën Nigerinë me rezultat 22:16 duke siguruar vendin e parë në garën “IHF Trophy Intercontinental”, në Tashkent të Uzbekistanit.
Është Hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve, Po ashtu të Hendbollit U-21.