Fatbardh Maliqi që në moshë shumë të re shkoi si refugjat në Kanada për t’u bërë pastaj emër suksesi, shkruan albinfo.ch.
Me një përvojë të shkëlqyer në Policinë e Charlottetown në Kanada, për më shumë se 17 vjet rresht ai i shërbeu rajonit të cilin e mbulon.
Puna e tij si instruktor i drogës, detektiv i krimeve të rënda dhe ndihmës i emigrantëve të rinj në Kanada tregon një përkushtim të vërtetë për komunitetin dhe drejtësinë. Kontributi i tij në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikun e drogës, është i jashtëzakonshëm. Çdo detyrë që ka kryer është një shembull i admirueshëm i angazhimit dhe përkushtimit të tij ndaj punës. Fatbardhi, duke përjetuar sjelljet jo të drejta të policisë gjatë fëmijërisë së tij, ka gjetur misionin për të qenë një model i mirë i një oficeri policie. Ky është një shembull i fuqishëm se si përvojat personale mund të ndikojnë në zgjedhjet dhe misionin e një personi. /Albinfo.ch