Mësohet se tashmë ka nisur takimi mes Lajçakut dhe delegacionit serb në Bruksel, mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe delegacionit serb i udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq, përcjell albinfo.ch.
Vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës për qarkullimin e valutave do të jenë temë kyçe mes palëve.
Pas takimit me delegacionin serb, Lajçak pritet të takohet me delegacionin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Ende nuk ka konfirmim nëse do ketë gatishmëri të palëve për takim trepalësh.
Nga BE-ja është bërë e ditur të hënën se “takimet do të kenë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut”.