Turistët po kthehen në Zvicër, me Gjenevën që tregon një rritje të jashtëzakonshme, sipas Zyrës Federale të Statistikave.
Fjetjet u rritën me 20% vitin e kaluar krahasuar me vitin 2022, transmeton albinfo.ch.
Zyra Turistike e Gjenevës thotë se shifrat tregojnë tërheqjen e qytetit për vizitorët ndërkombëtarë.
Rritja nuk kufizohet vetëm te vizitorët e kohës së lirë – numri i njerëzve që vizituan Gjenevën për takimet e kongreseve ndërkombëtare u rrit – 22 tubime të tilla u mbajtën vitin e kaluar. Secili sjell rreth një milion franga për qytetin.
Kreu i Turizmit në Genève, Adrien Genier, tha për Tribune de Genève se shifrat pasqyrojnë përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar Gjenevën ndërkombëtarisht – por duhet bërë më shumë për të rritur frekuencën e hoteleve.