Nëse mbaron energjia elektrike – rrjetet e mediave sociale do të jenë gjërat e para që do të ndërpriten.
Sipas një plani që po hartohet nga Konfederata, një nga hapat e parë në rastin e mungesës së energjisë do të ishte ulja e trafikut në faqet e internetit shumë të përdorura – të cilat do të jenë faqet e mediave sociale, transmetuesit e videove dhe faqet muzikore.
Ky do të ishte hapi i parë, transmeton albinfo.ch.
Nëse kjo nuk mjafton, atëherë shërbimet e telefonisë celulare mund të ndërpriten.
Një nga sistemet e fundit të të dhënave që do të mbyllet do të ishin terminalet e pagesave.
Ekspertët thonë se pa këto masa, atëherë kjo mund të nënkuptojë ulje të ngarkesës që do të shkaktonte gjithsesi ndërprerje të gjerë.