Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka shënuar supergol për Bayer Leverkusenin këtë të premte.
Reprezentuesi i Zvicrës shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes që lideri i Bundesligës po e zhvillon ndaj Mainzit në xhiron e 23-të të sezonit.
Ai shënoi nga distanca dhe është goli i parë i Xhakës për këtë skuadër, që nga kalimi prej Arsenalit gjatë verës.
https://streamin.me/v/314f0450