Çmimi i lotarisë tani është rritur në 53.2 milionë CHF, pasi asnjë lojtar nuk zgjodhi numrat e duhur dje.
Shorti i radhës do të bëhet të shtunën. Nëse një person i vetëm merr të gjitha numrat e duhur në fundjavë – ai do të jetë fituesi më i madh në 50 vjetët e lotarisë.
Fitorja e mëparshme rekorde ishte në vitin 2014, kur një person fitoi 48.5 milionë CHF, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Lotaria ka krijuar 173 milionerë që nga viti 1970.