Bëhet e ditur se Ambasada e Kosovës në Vjenë mbrëmë organizoi event festiv për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës, me shumë mysafirë, shkruan albinfo.at.

Me pjesëmarrjen e Donika Gërvalla Schwarz, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pastaj zyrtarë nga Ministria për punë të Jashtme e Austrisë, ambasadorë dhe diplomatë të vendeve mike të akredituar në Austri, përfaqësues nga diaspora dhe personalitete të tjera, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, u shënua përvjetori i 16-të i Pavarësisë së Kosovës në Vjenë.

Në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe miku i shqiptarëve, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Mbrëmjen edhe me festive e bëri pjesëmarrja dhe performanca nga orkestra frymore e FSK-së. /Albinfo.at

