Të martën në mëngjes, rreth orës 10:20, një incident ka ndodhur në fluturimin zviceran Cyrih-Barcelona, të drejtuar nga Air Baltic, pas mbërritjes në aeroportin El Prat në Barcelonë.
Në rastin e një pakete që përmban substanca të dobëta radioaktive në bagazhin e ngarkesës, kutia e jashtme e kartonit që e mbronte pakon është dëmtuar, transmeton Lematin.ch.
Si masë paraprake është vendosur një perimetër sigurie për të kryer kontrollet e nevojshme, njofton mbrojtja civile, sipas “Le Matin”. Disa persona në bord u mbyllën për të shmangur çdo kontakt me paketën, sipas El Nacional. Më pas ata mund të vazhdonin udhëtimin e tyre.
Pesë persona, të cilët me sa duket u thirrën për t’u kujdesur për paketën në fjalë, u dërguan më pas në një qendër mjekësore si masë paraprake. Sipas gazetës, incidenti nuk ka pasur asnjë ndikim në trafikun ajror./20minuten