Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 aksidente. 22 prej të cilave janë me të lënduar dhe 18 me vetëm dëme materiale.
Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se numri i gjobave të shqiptuara në një ditë të vetme arrin në 1570.
Numri i aksidenteve në Kosovë është duke shënuar rritje. /Albinfo