Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën Shqipe Ostermundigen Bernë kanë festuar 16 vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, në organizimin e paraqitur me aktivitete të larmishme kulturore kanë marrë pjesë ambasadori i Shqipërisë, Mustafa Nano dhe ai i Kosovës Sami Ukelli. Të pranishëm ishin edhe shqiptarë nga vende të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
Tutje, bëhet e ditur se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, Rexhep Demiri u ka uruar festë të mbarë në pamundësi të pjesëmarrjes.
