Laura Fazliu e ka nisur me fitore ditën e saj në Grand Slamin e xhudos, në Baku të Azerbajxhanit, përcjell albinfo.ch.
Pasi kaloi xhiron e parë pa luftë, ajo në të dytin triumfoi ndaj xhudistes nga Republika Qendrore Afrikane, Nadia Matchiko Guimendegon.
Pas Laura Fazliut, edhe Dardan Cena e ka nisur me fitore ditën e saj në Grand Slamin e xhudos, në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudisti kosovar triumfoi në xhiron e dytë ndaj kundërshtarit nga Bahamet, Andrew Munnings.
Cena përballjen e fitoi me “Ippon”.
Dardan Cena garon në kategorinë deri në 73 kilogramë