Obelisku “NewBorn” çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës ndërron pamjen për të përçuar një mesazh që kryesisht lidhet me situatën në Kosovë. Këtë 16-vjetor obelisku si temë ka lirinë e lëvizjes.
“Sivjet jemi liberalizuar dhe tema i kushtohet lirisë që e kemi me lëviz. Titullin e ka shtatë qiejt, janë shtatë shkronja dhe secila ka një qiell mbi një qytet të Evropës, në të cilin mund të udhëtojmë”, ka thënë ideatori Fisnik Ismaili.
Kosova shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

