“SHKSH Atdheu” do të organizojë një koncert të veçantë për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ky koncert do të jetë një gëzim i vërtetë për të gjithë ata që duan të festojnë dhe të ndjehen krenarë për vendin e tyre.
Përveç muzikës dhe valleve tradicionale, do të ketë gjithashtu ushqime të njohura të vendit.
“Bashkohuni me ne, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Thun”, thuhet në njoftimin e tyre.
Koncerti është më 17.02.2024, duke filluar nga 18:30.
