Kampionia olimpike shënoi katër fitore të njëpasnjëshme për ta arritur finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë, përcjell albinfo.ch.
Federata kosovare e xhudos njoftoi se për shkak të lëndimit, Nora Gjakova nuk do të luajë në finalen e madhe dhe do të stoliset me medaljen e argjendtë.
Nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.