Inflacioni në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, u ngadalësua në 0.2 për qind në dhjetor të vitit të kaluar, dhe thuhet të jetë niveli më i ulët në pesë vjetët e fundit, sipas të dhënave zyrtare në Berlin.
Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave të Gjermanisë konfirmuan rezultate paraprake dhe inflacioni është ngadalësuar në krahasim me 0,6 për qind në nëntor, raporton agjencia „France Presse“.
Inflacioni më ulët i fundit në Gjermani ishte 0.2 për qind në tetor të 2009-ës.
Sipas indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, që si masë të inflacionit e përdor Bankën Qendrore Evropiane (BQE), inflacioni në
Gjermani në dhjetor arriti në 0.1 për qind, në mënyrë të konsiderueshme më poshtë se gati 2 për qind nga Banka Qendrore Evropiane.
Inflacioni kronik i ulët në Bashkimin Monetar Evropian shkaktoi shqetësim se vendet do të zhyten në deflacion, që rrethi vicioz i rënies së çmimeve do të pengojë aktivitetin ekonomik dhe do të sjellë humbje të vendeve të punës.