Florijeta Mulolli është shqiptarja nga Kosova, që tanimë është këshilltare e presidentit dhe CEO në kompaninë Ericsson, transmeton albinfo.ch.
Florijeta Mulolli është profil suksesi në Suedi, e cila për vite me radhë ka vazhduar me suksese në drejtimin e saj në Suedi.
Kohë më pare ajo është zgjedhur këshilltare e presidentit kryesor në njërën nga kompanitë më të mëdha në kryeqytetin suedez, në kompaninë Ericsson.
Florijeta vjen nga komuna e Podujevës, saktësisht nga fshati Shajkoc.
Ajo është shkolluar me tituj të lartë në Suedi dhe ka treguar suksese të shkëlqyeshme në fushat e saj për teknologji.
Për më shumë Albinfo.ch do të sjellë profilin e saj më të hollësishëm.
