Një shofere 30-vjeçare është përplasur me një automjet ushtarak në Mellingen AG të hënën, pasi gjatë ngasjes së makinës e kishe zënë gjumi. Si pasojë e aksidentit ka pasur dëme të shumta materiale, shkruan albinfo.ch.
Ajo ishte duke vozitur në drejtim të Fislisbach dhe u përplas kokë më kokë me një automjet ushtarak që po vinte në drejtim të kundërt. Gruaja ka deklaruar se e ka zënë gjumi gjatë vozitjes, ndërsa ajo ka mbetur e plagosur lehtë.
Pjesëtarët e ushtrisë mbetën të padëmtuar, ndërsa në automjete janë shkaktuar dëme të shumta materiale, transmeton Blick.
Rruga ka qëndruar e mbyllur për disa orë dhe është ngritur një devijim.
Gruas në fjalë i është hequr patenta e drejtimit dhe nga prokuroria tashmë është hapur një hetim.