Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se që nga viti 2023, 221 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë ndërprerë punën në këtë institucion, ndërsa u shpreh se më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së dhe kanë lëvizur nëpër institucione të tjera, transmeton albinfo.ch.
Deklarimet e tij janë bërë gjatë raportimit në Komisionin për Siguri.
“221 pjesëtarë të FSK-së kanë ndërprerë shërbimin gjatë vitit 2023. Shumica e tyre, 129 për mirëqenie, mundësi jashtë institucionit, lëvizje në Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.