Futbollisti zviceran me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Orhan Ademi, deri në fund të sezonit do të luajë si huazim për radhët e Alenit në Gjermani.
23-vjeçari Orhan Ademi, prindërit e të cilit kanë emigruar nga Kumanova në St. Gallen të Zvicrës, i cili luan pozitën e sulmuesit, ka luajtur më parë për Rajndorf Altax në 96 ndeshje, me 30 gola të shënuara në periudhën 2008-2012 dhe pastaj nga 2012 në fanellen e Eintracht Braunschweig, ku në 60 ndeshje kishte shënuar pesë gola.
Aleni është ekip gjerman në ligën e dytë të bundesligës.