Futbollisti shqiptar Edon Zhegrova, është nderuar me medalje David Heiremans, kryetar i Bashkësisë së Wervicq-Sud, në Francë.
Ai është duke shkëlqyer me lojën e tij nën fanellën e Lille Ligue 1.
Zhegrova ishte protagonist në ndeshjen e kaluar, në fitoren ndaj Clermont me rezultat 4:0, ku kosovari shënoi gol dhe asistoi e po ashtu u përfshi edhe në formacionin e javës.
Futbollisti i Kosovës, deri më tani në të gjitha garat për Lille, ka arritur të shënojë tetë gola dhe t’i bëj tetë asistime.