Gjatë kontrolleve ditore që kryhen nga punëtorët e Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) janë rreth 25-30 shtëpi apo biznese që kapen duke vjedhur rrymën.
Radio Evropa e Lirë shkruan se nga 100 punëtorë që realizojnë 400 kontrolle, hasin në 25-30 raste të vjedhjes.
Gjatë vitit 2023 përqindja e keqpërdorimeve të evidentuara nga kontrollet ishte 6.7%.
Ndërkohë në vitin 2013 humbjet nga rrjeti për shkak të keqpërdorimeve ishin 31%, kjo është ulur me kalimin e viteve, saqë në vitin 2022 ka pasur humbje 16.8% e në vitin 2023 15.3%./REL