Futbollisti i ri shqiptari, Dion Kacuri është shumë pranë transferimit te Baseli. Kacuri 19-vjeçar, luan mesfushor te Grasshopperi, me të cilën skuadër ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Këtë edicion i ka shtatë paraqitje në Superligën e Zvicrës, por nuk është grumbulluar në ndeshjet e fundit, shkruajnë mediat zvicerane.
Gjithsej në Superligë i ka luajtur 28 ndeshje, ndërsa është paraqitur për U18, U19 dhe U21 të Zvicrës.
Pronarët e mëparshëm kinezë të Grasshopperit kishin bllokuar transferimin e Kacurit te Baseli, por pas ndryshimit të situatës në klub lëvizja do të realizohet.
Te Baseli janë Taulant Xhaka, Benjamin Kololli, Leon Avdullahu, Albian Ajeti./Koha.net