Një numër spitalesh pediatrike vuajnë nga mungesa e stafit, duke i detyruar ata të shtyjnë operacionet dhe të transferojnë fëmijët e sëmurë në spitale të tjera, përcjell albinfo.ch.
Kinderspital i Cyrihut është veçanërisht i prekur, por spitalet në qytete të tjera të mëdha zvicerane janë gjithashtu të ndikuar nga mungesa.
Trajtimi për fëmijët e sëmurë rëndë mbetet i garantuar edhe me më pak personel, por pritja në dhomat e urgjencës për fëmijët me probleme shëndetësore më pak serioze mund të jetë e gjatë, sipas Malte Frenzel, zëdhënëse e Aleancës së Spitaleve Pediatrike në Zvicër.