Partia Populiste e Zvicrës (SVP) njoftoi se propozimi i planifikuar synon të ndalojë fluksin e azilkërkuesve në vend, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2009, Zvicra braktisi kontrollet e saj kufitare kur iu bashkua zonës Shengen.
Kjo lëvizje ishte një gabim, pretendon partia, sepse hapi dyert për emigrantët dhe azilkërkuesit njësoj.
“Shifrat e azilit janë shumë të larta”, tha SVP. “Ne duhet t’i japim fund abuzimit të sistemit tonë nga migrantët azilkërkues nga vende të treta të sigurta dhe të parandalojmë imigrimin e paligjshëm të qindra-mijëra njerëzve”.
Qëllimi i referendumit të ri do të ishte krijimi i një “mbikëqyrjeje të gjerë” në kufijtë e vendit.