Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës dhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë mbyllur tri institucione të strukturave paralele të Serbisë në Pejë, Istog e Klinë.
“Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës. Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ditë më parë është mbyllur edhe një zyrë e ngjashme në Dragash.