Kampionia olimpike, Distrika Krasniqi, për herë të tretë ka fituar garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slam Paris, transmeton albinfo.ch.
Ajo e ka mbrojtur titullin e kampiones në kategorinë deri 52 kg, pasi në vitet 2023 dhe 2020 kishte fituar medalje të artë.
Në finale, xhudistja Distria Krasniqi e ka mposhtur britaniken Chelsie Giles.
Distria Krasniqi nisi ditën me fitore për nëntë sekonda ndaj francezes Leonie Gonzalez. Më pas e mposhti për 37 sekonda jugkoreanen Seyun Jang, teksa me fitore me Ippon vazhdoi në çerekfinale. Për 2 minuta e 12 sekonda e kaloi përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishreltin. Në gjysmëfinale Krasniqi mundi japonezen Kisomi Omori.
Me këtë medalje të artë, Distria fiton 1000 pikë në ranglistën botërore.