Kampionia olimpike, xhudistja Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po zhvillohet në Paris të Francës.
Ajo ka shënuar katër fitore dhe një tjetër e ka kaluar pa luftë në kategorinë -52 kg, transmeton albinfo.ch.
Nora Gjakova, kampionia tjetër olimpike, në kategorinë -57kg garon për medaljen e bronztë.
Ndërkaq në të njëjtën kategori, Flaka Loxha u ndal në raundin e tretë.